LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut me rritje për 25 vende në listën globale inovative

Maqedonia e Veriut me rritje për 25 vende në listën globale inovative

Sipas raportit më të ri të Indeksin inovativ global për vitin 2019, Maqedonia e Veriut, krahasuar me vitin e kaluar, është ngritur për 25 vende më lartë në listën e vendeve që investojnë në infrastrukturë inovative.

“Sipas këtij raporti që vlerëson 129 shtete në botë, Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 59-të, që paraqet rritje të dukshme krahasuar me dy vitet e kaluara, që vjen si pasojë e investimeve në ndërmarrjet e vogla nga Qeveria, Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, dhe aktivitet e subjekteve tjera të këtij sektori”, thonë nga Fondi i Inovacioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendi ka pasur rezultate edhe në pjesën e rritjes së investimeve në inovacione nga institucionet vendore, si dhe në përmirësimin e klimës së biznesit. Përmirësime janë vërejtur edhe në rezultatet e arritur të investimeve në inovacion, ku vendi është në vendin e 63-të, që është një pozicion më lartë në krahasim me vitin 2018.


Krahasuar me ekonomit tjera në Evropë, në grupin e vendeve me të hyrja të mesme dhe të mëdha, Maqedonia e Veriut sivjet ka vlerësime mbi mesatare në pesë nga shtatë shtyllat e Indeksit të Inovacionit Global, të cilat i referohen  institucioneve, infrastrukturës dhe sofistikimit në treg, vendin, njohuritë dhe rezultatet teknologjike dhe rezultatet krijuese. /Telegrafi/