LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Antigua dhe Barbuda kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ambasadorja Çitaku lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Vetëm sapo u nënshkrua vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës, Antigua dhe Barbud”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/