Në takimin me demokratët e Lezhës, kreu i opozitës identifikoi Edi Ramën si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë.
Basha iu referua skandalit të Gjykatës së Durrësit, e cila me kërkesën e dyshes Rama-Dako ndryshoi, në mënyrë të paprecedentë, vendimin e saj të mëparshëm për pavlefshmërinë e mandatit të prodhuar nga 30 Qershori.
“Kjo tregon se drejtësia është tërësisht e privatizuar nga Edi Rama. 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, drejtësia është tërësisht e kapur nga Rama. Kjo është arsyeja pse drejtësia nuk funksionon”, u shpreh Basha.
“Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant, dhe më mashtrues më historinë e Shqipërisë. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama. Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në luks dhe fasada”, theksoi kryedemokrati.
Kusari, papunësi dhe vrasje të shpresës e ka cilësuar kreu i opozitës koncesionin Milot-Balldren.
“Nëse shqiptarët janë pa punë, është sepse ekonominë, paratë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Ramës. Nëse shqiptarët nuk kanë shpresa është sepse shpresat e tyre i ka vrarë Rama me oligarkët hajdutë, siç po bën edhe këtu në Lezhë me kusarinë Milot-Balldren. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”, theksoi Basha në takimin me demokratët e Lezhës.
Lideri i opozitës theksoi rëndësinë e avancimit të objektivit madhor të PD, që, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, të shndërrohet nga shumica morale e vendit në shumicë qeverisëse.
“30 qershori, në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar si të drejta shqetësimet dhe rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, çuarjen para drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve, të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve, dhe zgjedhje të parakohshme” theksoi në takimin e Lezhës kreu i opozitës Lulzim Basha. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë