LAJMI I FUNDIT:

Maguire kërkon të bëhet kapiten i Unitedit

Maguire kërkon të bëhet kapiten i Unitedit

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire ka një kërkesë të madhe para transferimit te Manchester Unitedi.

Tani ka edhe tre javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës për klubet e Ligës Premier dhe klubet ende nuk kanë kryer të gjitha përforcimet.

Unitedi ka arritur të nënshkruajë vetëm me dy lojtarë deri më tani – Daniel James dhe Aaron Wan-Bissaka për 65 milionë funte së bashku dhe sfida e titullit të Ligës Premier ndihet ende jashtë diskutimit.


Top 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë: Maguire mund t’i kapërcejë të gjithë, nga Van Dijk te Hernandez e De Ligt
Lexo po ashtu Top 10 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë: Maguire mund t’i kapërcejë të gjithë, nga Van Dijk te Hernandez e De Ligt

James dhe Wan-Bissaka janë lojtarë të rinj të talentuar me të ardhme të madhe para tyre, por Unitedi ka nevojë për më shumë – shumë më tepër përvojë – për të mbyllur boshllëkun ndaj Liverpool dhe Manchester City.

Wan-Bissaka është transferimi i madh i Unitedit deri tani (Foto: Man Utd/Twitter)

Një lojtar i cili do t’i forcojë ata në mënyrë të konsiderueshme është qendërmbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire.

Anglezi është i interesuar të largohet nga King Power për një klub më të madh para fillimit të sezonit 2019/20 dhe Unitedi është aktualisht në front.

Maguire ka kërkesa para transferimit te Unitedi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sipas The Sun, Unitedi kishte rënë dakord për një tarifë prej 80 milionë funtesh në fundjavën e kaluar për 26-vjeçarin, por transferimi nuk ndodhi.

E njëjta gazetë tani raporton se Leicesteri po kërkon deri në 85 milionë funte për mbrojtësin e tyre.

Unitedi gati të thyej rekordit për mbrojtës, pajtohet të paguajë 89 milionë euro për Maguiren - zyrtarizimi pritet të hënën
Lexo po ashtu Unitedi gati të thyej rekordit për mbrojtës, pajtohet të paguajë 89 milionë euro për Maguiren - zyrtarizimi pritet të hënën

Ata gjithashtu pohojnë se Maguire dëshiron të bëhet kapiteni i Djajve të Kuq para finalizimit të transferimit në Old Trafford.

Maguire thuhet se beson se ka temperamentin e duhur për të qenë kapiten në një nga skuadrat më të mëdha të Evropës dhe mendon se ai mund të bindë Ole Gunnar Solskjaer që një ditë t’i japë atij shiritin kapitenin.

Megjithatë, Maguire është i vetëdijshëm se ai nuk mund ta marrë shiritin menjëherë dhe i duhet të presë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori