LAJMI I FUNDIT:

Kompani e re për menaxhimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Kompani e re për menaxhimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohë që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit Nënë Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.

Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Në fakt ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.


Si motiv kryesor i mos rinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005m për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë sigurinë në Rinas duhet të merret me- Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport. Po ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën e 2019./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Lajme
Kalo në kategori