Ende nuk ekziston dyshim se dikush nga të punësuarit në Drejtorinë e Doganave ka ndihmuar gjatë importit të duhanit në Luboten, tha drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski. Para dy javëve, Drejtoria e policisë financiare dhe dogana kanë sekuestruar 12 tonë duhan në Luboten i cili është importuar në mënyrë jo legale.
“Sipas njohurive që i kemi deri më tani, nuk kemi konstatuar keqpërdorim të detyrës zyrtare. Megjithatë, nëse gjatë hetimit zbulohet se kush e ka bërë këtë, ne do të veprojmë sipas procedurave të brendshme të Drejtorisë së doganave”, deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski.
Tanasoski tha se nuk ka konstatuar se në Doganë është bërë lëshim dhe se më shumë institucione janë kyçur në importin e duhanit në vend.
“Ne vetëm kontrollojmë dhe nëse na i dorëzojnë të gjitha dokumentet, ne japim miratim. Nuk flasim për kontrabandim klasik. Andaj ju them se kontrabandimi nuk është bërë në vendkalimin kufitar. Sasitë e duhanit janë importuara nga kompanitë dhe pastaj gjethet e duhanit janë keqpërdorura dhe shndërruara në duhan të prerë”, tha Gjoko Tanasoski, drejtor i Drejtorisë së Doganave.
Sot Dogana njoftoi se ka sekuestruar 16 e gjysmë tonë cigare dhe 13 tonë duhan. Cigaret janë konfiskuara në Tabanocë, në hyrjen me Serbi ndërsa duhani në vendkalimin Bogorodicë. Bëhet fjalë për cigare nga Kina “Ashima llakshëri sajz” dhe “Marbël de luks”. Kundër kryerësve janë dorëzuara padi penale. Për një vepër të këtillë penale është parashikuar dënim me burg nga 1 deri në 10 vjet. Nëse duhani dhe cigaret kanë përfunduar në tregun e Maqedonisë, buxheti është dëmtuar për 1 milion euro, për shkak se bëhet fjalë për mallra akcize./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Analiza e “Octupus”: Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë