LAJMI I FUNDIT:

Lehtësohen kriteret për mbështetje financiare të kompanive në Maqedoni

Lehtësohen kriteret për mbështetje financiare të kompanive në Maqedoni

“Zgjerohet shtrirja e kompanive që mund të marrin mbështetje financiare nga shteti. Janë paraparë 75 milionë euro mbështetje për ekonominë me ndryshimet më të reja të Ligjit për mbështetje financiare, investimeve u janë në dispozicion mbi 4.000 komani, nga të cilat pjesa më e madhe janë vendore. Ndryshimet janë sjell, rregulloret janë ndryshuar dhe nesër duhet të publikohen në Gazetën zyrtare, ndërsa kompanitë mund të parashtrojnë kërkesë nga e hëna. Kushtet e reja mund t’i shfrytëzojnë edhe kompanitë që tani më kanë marrëveshje me ligjin paraprak”.

Ndryshimet sot në konferencë për shtyp i prezantuan zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sipas të cilëve kriteret janë transparente, të qarta dhe pa dakordim dhe paraprakisht të njohura, ndërsa të cilat janë lehtësuar dhe mundësojnë që më shumë kompani të aplikojnë.

Angjushev theksoi se sipas të dhënave nga Regjistri qendror mbi 4.000 kompani i plotësojnë kriteret e tyre, por se mjete do të marrin ata që do të investojnë. Askush, sqaroi, nuk do të marrë mjete për diçka që në të ardhmen do të investojë, por vetëm në bazë të realizimeve,


Me ndryshimet, kompanive u është lënë mundësia të flukturojë numër të të punësuarve deri në pesë për qind dhe që sipas zëvendëskryeministri rrjedh nga ajo që disa kompani e humbin kuadrin profesional dhe nuk mund të gjejnë të ri, si dhe për shkak të blerjes së teknologjisë së re që është e automatizuar.

U bëri thirrje të gjitha kompanive të parashtrojnë kërkesë dhe t’i shfrytëzojnë kriteret e reja të lehtësuara. “Ata që do të aplikojnë menjëherë do të marrin kontratë deri më 15 tetor dhe deri më 15 nëntor mund të parashtrojnë kërkesë për pagesë, ndërsa mjetet në llogari të tyre do t’i marrin më 25 nëntor”, ka thënë Angjushev.

Ministri i Ekonomisë theksoi se kompanitë që punojnë jashtë ligjeve mund të parashtrojnë kërkesë deri tek Agjencia për investime, ndërsa ata nga zonat në ZZHTI.

Ndryshimet janë sjell dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa ministri i Ekonomisë kumtoi se tani më ka nënshkruar rregullore dhe se pret nesër të publikohen në Gazetën Zyrtare.