LAJMI I FUNDIT:

Votimi për emërimin e Von der Leyen më 16 korrik

Votimi për emërimin e Von der Leyen më 16 korrik

Krerët e grupeve politike të BE-së konfirmuan sot se një votim për emërimin e Ursula von der Leyen si president i Komisionit Evropian do të mbahet më 16 korrik në Parlamentin Evropian.

Reuters transmeton deklaratën e një zëdhënësi të paidentifikuar të Parlamentit Evropian se me këtë është konfirmuar plani i shpallur më parë.

Agjencia thotë se shqetësimi nëse Von der Leyen do të marrë mbështetjen e Parlamentit Evropian, ka çuar në thashetheme se votimi mund të shtyhet.