LAJMI I FUNDIT:

Operacioni policor në Gjakovë, arrestohen tetë persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Operacioni policor në Gjakovë, arrestohen tetë persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, lojëra të fatit të cilat janë ndaluar kohë më parë me ligj.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori i Hetimeve, pas disa informatave të pranuara nga burime të sigurta, angazhimit të zhvilluar në terren për verifikim të informacionit si dhe veprimeve tjera hetimore është konfirmuar se në disa lokacione në Gjakovë është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës ka siguruar urdhër-kontroll nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ku me 09.07.2019 janë kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit. Operacioni policor është mbështetur nga Njësia Speciale Operative, Krim Teknika Gjakovë, njësi tjera relevante dhe inspektorë komunalë të KK Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Personat e dyshuar:

I. B. viti i lindjes 1976 m.k.sh.

B. M. viti i lindjes 1993 m.k.sh.

V. P. viti i lindjes 1981 m.k.sh.

A. Sh. viti i lindjes 1989 m.k.sh.

E. N. viti i lindjes 1988 m.k.sh.

J. B. viti i lindjes 1980 m.k.sh.

L. A. viti i lindjes 1992 m.k.sh. dhe

G. A. viti i lindjes 1989 m.k.sh.

Policia njofton që si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore.

Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të PTH Gjakovë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori