LAJMI I FUNDIT:

Irani njofton se po e shkel sërish marrëveshjen bërthamore

Irani njofton se po e shkel sërish marrëveshjen bërthamore

Irani ka njoftuar se po rrit pasurimin e uraniumit përtej kufirit të vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Ky njoftim vjen një vit pasi presidenti Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe vendosi sanksione ndaj Iranit.

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei u tha gazetarëve në Teheran se “sot ne do të tejkalojmë” nivelin e lejuar të pasurimit me uranium prej 3,67 për qind.

Ai tha se përqindja e re e pasurimit me uranium “do të bazohet në nevojat tona”, por nuk dha më shumë detaje.


Njoftimi i Qeverisë iraniane vjen vetëm një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron bisedoi në telefon me homologun e tij iranian, Hassan Rohani dhe tha se ai do të mundohet të gjejë një rrugë për të rikthyer dialogun ndërmjet Iranit dhe partnerëve perëndimor.

Në deklaratën e Presidencës franceze thuhej se Macron theksoi “shqetësimin e tij të thellë përballë rrezikut për një dobësim të ri të marrëveshjeve bërthamore të vitit 2015 dhe pasojave që domosdoshmërish do të ndodhin nga një gjë e tillë”.

Por, në deklaratë nuk thuhej në mënyrë specifike se për çfarë pasoja bëhet fjalë, por Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vendosur sanksione të forta ekonomike ndaj Teheranit, që kanë shkatërruar ekonominë e vendit.

Macron gjithashtu tha se ai dhe Rohani janë pajtuar që prej tani deri më 15 korrik të shikojnë për mundësitë për të krijuar kushte “që të rifillojë dialogu ndërmjet të gjitha palëve” që do të mundësonin në uljen e tensioneve.

Franca, Britania dhe Gjermania nuk kanë pasur sukses që ta bindin SHBA-në që të vazhdojë të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore, që i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje në maj të vitit 2018, duke thënë se kushtet në këtë marrëveshje nuk ishin aq strikte që ta parandalojnë Iranin që të zhvillojë armë bërthamore.

Në kundërpërgjigje, muajin e kaluar Rohani njoftoi se shteti i tij do të tejkalojë kufirin e lejuar në marrëveshje për rezervat e uraniumit të pasuruar, duke thënë se do të kalohet kufiri prej 300 kilogramë deri më 27 qershor, një gjë që është konfirmuar edhe nga agjencitë ndërkombëtare.

Rohani tha se Irani gjithashtu më 7 korrik do të nisë rritjen e pasurimit të tij me uranium, përtej limitit të lejuar prej 3,67 për qind që është vendosur në marrëveshjen e vitit 2015.

Ali Akbar Valayati, këshilltar i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, tha se rritja e uraniumit do të përputhje me përdorimin civil.

“Për shembull, ne kemi nevojë për uranium të pasuruar me 5 për qind për përdorimin e centralit në Bushehr dhe kjo është për një qëllim krejtësisht paqësor”, tha Valayati.

Teherani ka thënë se kjo shkelje e marrëveshjes do të jetë e kthyeshme “brenda disa orësh”, nëse do të bëhet progres në lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit, që SHBA-ja ka rivendosur.

Presidenti Trump së fundmi ka paralajmëruar Teheranin që të mos bëjë asnjë kërcënim, sa i përket programit të tij bërthamor.

“Ki kujdes me kërcënime Iran”, ka shkruar ai më 3 korrik në profilin e tij në Twitter.

Diplomatët evropianë kanë thënë se shkeljet e mëtejme të marrëveshjes, mund të bëjnë që Franca, Britania dhe Gjermania – shtete nënshkruese të marrëveshjes – të aktivizojnë një mekanizëm të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, që është pjesë e marrëveshjes bërthamore, që eventualisht do të mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori