LAJMI I FUNDIT:

Për të kthyer 600 denarë prej TVSH-së ju duhet të harxhoni 26.600 denarë

Për të kthyer 600 denarë prej TVSH-së ju duhet të harxhoni 26.600 denarë

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në Maqedoni sot ka përditësuar qytetarët me informacione të reja lidhur me nismën e re “TVSH-ja ime”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pagesën e parë sipas DAP-it qytetarët duhet ta presin në dhjetor për tre muajt e pare, korrik, gusht, shtator. Pagesat tjera do të bëhen për çdo kuartal prej tre muajsh.

Tanja Lukarevska, e para e DAP-it, ka thënë se qytetarët në ditët e para kanë pasur problem me skanimin e barkodëve por kjo vjen nga problemi i kompanive me printerët. “Kompanitë duhet të kujdesen për të mbajtur në servis të rregullt printerët dhe kasat fiskale që qytetarët të mos kenë problem me llogaritë fiskale gjatë skanimit” shton Lukarevska.


Deri tani, nga 1 korriku, janë downloaduar mbi 57 mijë aplikacione për telefona Android, pasi për telefona me sistem operativ iOs nuk funksionon aplikacioni. 433.204 llogari fiskale janë skanuar deri dje, njoftojnë nga DAP-i, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga këto llogari fiskale, merret vesh se qytetarët kanë bërë qarkullim prej 240 milionë denarë, nga ku qytetarët do të kthejnë 7 milionë denarë apo 120 mijë euro.

Siguria e aplikacionit është e garantuar thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. /Telegrafi/