LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Gjykatësit e Supremës morën paga një vit pa marrë asnjë vendim

Kosnett: Gjykatësit e Supremës morën paga një vit pa marrë asnjë vendim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, ka thënë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

Kosnett në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se gjykatësit e Dhomës Speciale në Gjykatën Supreme, të cilët janë paguar një vit, pa asnjë vendim të marrë nga ta.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX’it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet.


Këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara përgjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Kosnett në Twitter./Telegrafi/