LAJMI I FUNDIT:

Veseli i dhuron Massimo Mazzali çmimin “Shën Tereza”, për kontributin e tij në Kosovë në strehimin e fëmijëve në nevojë

Veseli i dhuron Massimo Mazzali çmimin “Shën Tereza”, për kontributin e tij në Kosovë në strehimin e fëmijëve në nevojë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka dhuruar çmimin “Shën Tereza”, humanistit Massimo Mazzali për kontributin e tij që të ndihmojë Kosovën.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë.

“Massimo Mazzali po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada. Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20 vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin “Shën Tereza”, të ndarë nga Presidenti i Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Veseli./Telegrafi/