Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka mohuar të ketë në plan për t’i vënë masë mbrojtëse apo reciprocitet Shqipërisë.
Kreu i këtij dikasteri, Endrit Shala, në një intervistë për Top Channel ka thënë se të gjitha barrierat jo tarifore që bizneset kosovare i kanë hasur gjatë eksportit në këtë shtet janë eliminuar që nga mbajtja e mbledhjes së dy qeverive në nëntor.
Tash, sipas tij, janë vetëm dy barriera tarifore: taksa për Rrugën e Kombit dhe skanerit, për të cilat është duke u punuar ngushtë që të zgjidhen.
“Deri më tani nuk kemi nevojë që të marrim masa në raport me Republikën e Shqipërisë për arsye se secila pengesë e cila shfaqët gjatë të bërit biznes ndërmjet në të dyja vendeve, institucionet tona tashmë edhe me koordinatori kombëtar, secila pengesë po zgjidhet në afatin sa më të shpejtë të mundur”, ka thënë ministri Shala.
Ministri thotë të jetë i bindur se barrierat e vëna nga Shqipëria nuk janë të qëllimshme.
Ai ka folur edhe për bllokimin që Maqedonia e Veriut e ka bërë për import të peshkut të gjallë nga Kosova.
“Jemi duke pritur reagimin e sekretariatit të CEFTA-së për këtë çështje, nëse ata si organizatë nuk reagojnë për këtë masë të vendosur nga Maqedonia e Veriut, atëherë Kosova është e detyruar të merr masa reciprociteti me Maqedoninë e Veriut, por një gjë e tillë nuk besoj se do të na ndodhë asnjëherë me Shqipërinë”, ka thënë Shala.
Në një hulumtim të Bashkimit Evropian, Shqipëria pati dalë e treta pas Serbisë e Bosnje Hercegovinës për vendosjen e barrierave tregtare ndaj prodhuesve të Kosovës.
Por, pavarësisht barrierave, Kosova ka shënuar rritje të eksportit në Shqipëri prej 26 për qind për periudhën 2015-2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë