LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistet U-18, Bajra: Kemi grup të vështirë, por nuk udhëtojmë me flamur të bardhë

Basketbollistet U-18, Bajra: Kemi grup të vështirë, por nuk udhëtojmë me flamur të bardhë

Basketbollistet e Kosovës U-18 do të jenë të parat që do të garojnë nga ekipet kombëtare të Kosovës gjatë kësaj vere në Kampionate Evropiane.

Kosova U-18 (F) do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni B, do të mbahet nga 5 deri më 14 korrik, në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Përzgjedhësi i Kosovës U-18 (F), Ilmen Bajra, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve deri më tani.


“Kryesisht jemi të kënaqur me rrjedhën e deritashme. Ne do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për Kampionatin Evropian që mbahet në Shkup. Shpresoj se do të kemi paraqitje sa më të mira”, ka thënë Bajra.

Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

“Kemi kundërshtarë që luajnë ‘presing’ në tërë fushën. Ne do të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet. Do të mundohemi të përfaqësojmë shtetin denjësisht. Nuk presim shumë rezultate të mëdha”, theksoi Bajra, duke folur edhe për ndeshjet në grup.

“Kemi një grup shumë të vështirë. Ndeshja e parë është ndaj Sllovenisë. Po mundohemi që të përgatitemi fizikisht dhe psiqikisht. Kundërshtarët kanë më shumë përvojë dhe janë më të mirë për një nuancë. Ne nuk shkojmë vetëm për tu dorëzuar. Ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje”, ka thënë Bajra. /Telegrafi/