Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka quajtur teatër total seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku është debatuar për raportin tremujor të shefit të UNMIK-ut në Kosovë.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur të papranueshëm raportin e shefit të UNMIK-ut në mbledhjen e sotme të KS të OKB. Ndërsa, e ka dënuar paraqitjen e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili sipas Pacollit, është shërbyer me gënjeshtra dhe falsifikime të turpshme.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Takimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën janë të vjetruara dhe krejtësisht të panevojshme dhe vetëm për të bërë të lumtur disa zyrtarë në OKB, kinse ata bëjnë diçka. Teater total!
E dënoj falsifikimin dhe gënjeshtrat e turpshme të Ivica Daçiq të paraqitur sot në takim. Kosova kurrë nuk ka sulmuar askënd, operacionet policore të Kosovës janë për të forcuar sundimin e ligjit dhe rendin. Kosova nuk ka mentalitetin e Beogradit për të sulmuar dikend. Kosova kurrë nuk do të luajë këto lojëra. Ne kemi forcat tona të sigurisë dhe të mbrojtjes që janë multietnike dhe u shërbejnë të gjitha komuniteteve dhe janë nën kontroll të plotë demokratik. Secili duhet të ketë frikë nga mbeturinat e Millosheviçit në strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit serb. Ata janë rrezik për paqëndrueshmërinë rajonale që disa dekada.
Ishte krejtësisht e papranueshme prezantimi i shefit të misionit të UNMIK-ut. Ai nuk tregoi keqardhje për sjelljen e papranueshme të stafit të tij.
Momentin kur një mision ndërkombëtar përdoret për të krijuar pengesa në sundimin e ligjit dhe rendit dhe ndaj shtetit të Kosovës ata do të marrin gjithmonë përgjigjen e njëjtë. Kosova nuk ndjen keqardhje, ne kemi vepruar si shtet dhe si i tillë do të bëjmë gjithë kohën. Stafi i UNMIK-ut po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Një zyrtar pengon policinë dhe një tjetër është kapur duke vjedhur. UNMIK duhet të merret vetn dhe jo me Kosovën. Ne e kemi ndalur komunikimin me UNMIK-un dhe për sa kohë që nuk e sqarojnë situatën në nuk do t’i konsiderojmë miqësore ndaj Kosovës. Imazhi i UNMIK-ut është për keqardhje sot”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë