LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Dhjetë udhërrëfyes të ri klinik për rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore

Ismaili: Dhjetë udhërrëfyes të ri klinik për rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ka nisur puna edhe për hartimin e 10-të udhërrëfyesve të ri klinik.

Sipas njoftimit për media, udhërrëfyesit klinik përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore dhe unifikojnë trajtimin e pacientëve në të gjitha institucionet publike shëndetësore në gjithë vendin.

Ministri Uran Ismaili, pas nisjes së hartimit të këtyre 10 udhërrëfyesve klinik, tha se qytetarët tanë duhet të trajtohen njësoj në të gjithë vendin, profesionalisht dhe me siguri të plotë.


“Qytetarët tanë, pavarësisht se ku jetojnë ata, duhet të trajtohen me cilësinë dhe sigurinë e njëjtë të shërbimeve shëndetësore. Gjatë këtij viti, ndër të tjera, do të hartohet edhe udhërrëfyesi për hemodializë, për menaxhim dhe trajtim të epilepsisë, për menaxhim dhe trajtim të Hepatitit C, për menaxhim të diabetit etj”, tha  Ismaili.

Ismaili theksoi se hartimi i udhërrëfyesve po bëhet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të cilat rrisin cilësinë e shërbimeve shëndetësore nëpër spitale, shtojnë sigurinë e tyre dhe unifikojnë ato në të gjithë Kosovën.

Në njoftim thuhet se këshilli kosovar për udhërrëfyes dhe protokole klinike (KKUPK) ka propozuar hartimin e udhërrëfyesve klinik nga lëmi të ndryshme për vitin 2019.

Duke konsideruar si prioritet hartimin e udhërrëfyesve klinik, ministri ka aprovuar propozimin e Këshillit për temat specifike si në vijim: Menaxhimi farmakologjik i Diabetit melit, Udhërrëfyesi për hemodializë dhe dializë peritoneale, Menaxhimi dhe trajtimi i Hepatitit C, Diagnostikimi dhe trajtimi i gjakderdhjeve nga trakti tretës, Menaxhimi dhe trajtimi i Insultit cerebrovaskular ishemik, Menaxhimi dhe trajtimi i Epilepsisë, Menaxhimi dhe trajtimi i Urolitiazës, Udhërrëfyes për përdorimin e metadonit për trajtim mbajtës zëvendësues te vartësit në opioide, Udhërrëfyesi për trajtimin dhe mbikëqyrjen e rastit me HIV/AIDS, Udhërrëfyesi për menaxhimin e Infeksionit të Tuberkulozit latent, Udhërrëfyesi për Menaxhimin e Tuberkulozit ekstrapulmonar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori