Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit, tha se akreditimi, por edhe standardizimi dhe metrologjia kontribuojnë në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes.
“Dita Botërore e Akreditimit thekson rolin e akreditimit në shtimin e vlerës në zinxhirët e furnizimit. Akreditimi, së bashku me shtyllat tjera të infrastrukturës së cilësisë siç janë standardizimi dhe metrologjia, janë një mjet i pranuar gjerësisht që kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes, duke mundësuar integrimin e bizneseve në zinxhirët global të furnizimit si dhe ngritjen e besimit në mes të partnereve në biznes”, tha ministri Shala.
Sipas ministrit Shala zhvillimi ekonomik në përgjithësi dhe zhvillimi i sektorëve të infrastrukturës së cilësisë në veçanti janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.
“Adresimi i këtyre sfidave është prioritet i im gjatë këtij mandati qeverisës në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. MTI është e përkushtuar të ndërtojë dhe zhvillojë një sistem efikas, të qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat e mira në ngritjen e infrastrukturës së cilësisë dhe sektorëve tjerë të cilët kanë impakt në ekonomi. Ne po punojmë në vendosjen e drejtë të kritereve dhe standardeve teknike për produkte dhe shërbime, të përcaktuara me marrëveshje tregtare dhe legjislacion të harmonizuar të BE-se si dhe krijimin e mekanizmave adekuate dhe me kompetencë për zbatimin e tyre. Kjo do të mundësoj ngritjen e konkurrueshmerisë në tregun vendor dhe të jashtëm, eliminimin e barrierave tregtare, të siguroj mbrojtjen e jetës dhe shëndetit për konsumatorin si dhe të ofroj një mjedis më të sigurt duke u bërë pjesë e integruar e organeve ndërkombëtare”, tha ministri Shala.
Shala bëri të ditur se fusha e Akreditimit është përfshirë si njeri ndër komponent kryesore në projektin Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport, projekt i cili realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që ka një vlerë prej 14.3 milionë euro. Ai ka shtuar se me këtë synojnë që të krijohet Qendra Kombëtare e Cilësisë.
“Fusha e Akreditimit është përfshirë si njëri ndër komponent kryesore në projektin Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport, projekt i cili realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe që ka një vlerë prej 14.3 milionë euro. Ky projekt, nder tjera, ka për qëllim mbështetjen e zhvillimit dhe njohjes ndërkombëtare të Infrastrukturës së Cilësisë në përgjithësi dhe Akreditimit në veçanti. Me këtë synojmë që të krijojmë Qendrën Kombëtare të Cilësisë”, tha Shala.
Shala më tej ka shtuar se në përmbushje të obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja, kanë punuar në harmonizimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.
“Në përmbushje të obligimeve që rrjedhin nga neni 80 i MSA-së, kemi punuar në harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian, duke kompletuar infrastrukturën ligjore të akreditimit, konkretisht hartimin e katër akteve nënligjore që derivojne nga Ligji i Akreditimit. Gjithashtu, kemi formuar TASK FORCËN për koordinimin e aktiviteteve ligjore dhe teknike për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë”, tha ministri.
Shala më tej ka përmendur hapat që kanë ndërmarrë sa i përket lehtësirave për bizneset dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
“Në drejtim të krijimit të lehtësirave për biznese, në këtë rast, për TVK-vë që operojnë në Kosovë, është hartuar Politika e Gjurmueshmërisë së Matjeve më të cilën pranohen certifikatat e kalibrimit të lëshuara nga AMK për masë, termometri dhe volum. Kjo mundëson që TVK të kryejnë shërbimet e kalibrimit për fushat e lartcekura brenda Kosovës, më shpejt, më lehtë dhe me kosto më të ulët. Në kuadër të politikave për përmirësimin e infrastrukturës së cilësisë, me theks të veçantë mbrojtjen dhe sigurinë e konsumatorëve, kemi hartuar Ligjin për produktet e ndërtimit, i cili përcakton kushtet dhe rregullat për vendosjen në treg të produkteve të ndërtimit”.
Ministri tha se për tu siguruar që qytetarët e Kosovës marrin shërbime mjekësore me cilësi dhe rezultate të sigurta, kanë ndërmarr iniciativën për të bërë të obligueshëm akreditimin e laboratorëve mjekësor.
“Akreditimi i këtyre laboratorëve do të thotë që laboratorët i janë nënshtruar një procesi rigoroz të vlerësimit të përmbushjes së kërkesave të standardeve, kompetencës teknike të stafit dhe përdorimit të pajisjeve të duhura”, tha Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë