LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, problemi me personat pa dokumente do të zgjidhet në mënyrë ligjore

Maqedoni, problemi me personat pa dokumente do të zgjidhet në mënyrë ligjore
Foto: Ilustrim

Nga java e ardhshme në Regjistrin e Vetëm Elektroni Kombëtar do të vendoset një propozim-ligj për tejkalimin e problemeve të personave që jetojnë në vend, por posedojnë dokumente. Me këtë duhet të sigurohen kushte që ata të mund të realizojnë të drejta sociale, shëndetësore dhe arsimore por edhe në procedurë administrative t’u zgjidhet problemi i shtetësisë.

“Më në fund të gjitha institucionet u ulën në tryezë dhe diskutuan për zgjidhje ligjore se si këta persona të fitojnë të drejtat themelore. Çështja e shtetësisë dhe zgjidhe përfundimtare e problemit me siguri në procedurë administrative zgjat më shumë se sa realizimi i të drejtave të tyre. Ky ligj duhet ta zgjidh problemin e realizimit të drejtave sociale, shëndetësore dhe arsimore për personat e evidentuar si persona pa dokumente”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se pas kësaj zgjidhje ligjore qëndrojnë organizatat ndërkombëtare dhe organizatat e brendshme qytetare dhe institucionit. Të gjithë komentet, sipas Carovskës, janë të mirëseardhura që të bëhet zgjidhje më e mirë për këto qytetarë që më në fund të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, por edhe çështja e shtetësisë të zgjidhet, për shkak se, siç tha ajo, është e dhimbshme që në shekullin 21 të kemi në shtet persona që nuk janë evidentuar askund.


Carovska rikujtoi se vitin e kaluar u bë thirrje publike ku duhej të paraqiten dhe të evidentohen personat që nuk janë të evidentuar në shtet dhe se për këtë qëllim ka Regjistër të hapur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori