LAJMI I FUNDIT:

Daçiqi tregon qëllimin e fundit: Veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë

Daçiqi tregon qëllimin e fundit: Veriu i Kosovës duhet t’i takojë Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës, duke thënë se “veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën sovranitetin e Prishtinës”.

Ai beson se çështja e Kosovës do të zgjidhet në qoftë se bashkësia ndërkombëtare pajtohet se ajo duhet të zgjidhet.

“Është e pamundur të gjendet  zgjidhje adekuate për çështjen e Kosovës, përveç rrespektimit të situatës në teren – kush çfarë e mban atë, ajo është i saj. Në këtë rast, veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe ky është fundi”,  ka thënë Daçiq për Televizionin O2, përcjell Telegrafi.


Ai rikujtoi se për këtë është duke folur  tash e dhjetë vite, sepse, siç thotë, “e di se kjo është zgjidhja e vetme konkrete që nuk shkakton probleme”.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet rreth asaj se çështja e Kosovës duhet të mbyllet si një problem që gjeneron jo stabilitet të përhershëm, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet”, tha Daçiq, por thekson se problemi qëndron te fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk pajtohen me këtë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se kjo nuk ka të bëjë me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por në marrëdhëniet e partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara”, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “derisa Brukseli, Uashingtoni e Parisi janë të gatshëm të pranojnë marrëveshjen që do ta arrijnë Kosova dhe Serbia, Gjermania është kundër korrigjimit të kufirit dhe fuqishëm insiston në mos ndryshimin e kufijve”.

Duke komentuar deklaratat e përsëritura të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq se zgjidhja e është sipas formulës së Badinterit, Daçiq ka shprehur pëlqim me këtë qëndrim, por edhe mosbesim për faktin se pse një qëndrim të tillë e paraqet pikërisht presidenti i Malit të Zi, e cila njohu pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mund të besoj se Presidentit të Republikës së Malit të Zi nuk i kujtohet se  Badinteri foli për kufijtë e republikave, e jo kufijtë e krahinave. Por, tani që e keni shkelur formulën Badinterit, mos flisni për atë se nuk mund të ndryshojnë disa kufij që nuk kanë qenë të njohur ndërkombëtarisht, por se kanë qenë kufij  administrativ midis Serbisë qendrore dhe krahinave autonome”, tha Daçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori