Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar takim me strukturat e reja të degës së PDK-së në Viti, dhe me këtë rast, potencoi unifikimin më të madh të PDK-së dhe shprehu falënderim për të pranishmit dhe kontribuuesit e kësaj dege për angazhimin për të ecur përpara në zbatimin e platformës Dekada e Re.
Duke folur për zgjedhjet e brendshme, Veseli vlerësoi procesin demokratik dhe gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen masive në të gjitha nëndegët dhe degët e PDK-së, duke potencuar se ne kemi vizion, qëllim dhe përkushtimin e të gjithëve për t’i dhënë energji vendit tonë.
“PDK është forca më e madhe politike e cila ka transformuar shtetin që nga pavarësia e deri tek konsolidimi i plotë. Në këtë rrugëtim, PDK ka realizuar projektet më të mëdha në të gjitha fushat e qeverisjes. Por, po ashtu janë bërë edhe gabime nga të cilat PDK është përmirësuar dhe ka larguar e po pargon nga vetja njerëz që kanë keqpërdorur PDK-në dhe shtetin. Ndërkohë nga përmirësimet po na bashkohen shumë të rinj e të reja, profesionistë të profileve shumë të vlefshme për Dekadën e Re”, tha Veseli.
Ai ka folur edhe për nismën e tij për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
“Sa për të kaluarën, ne kemi pjesën e kontributit dhe kërkojmë që të mos cenohet nga askush, as për UÇK-në, as për luftën tonë të drejtë. Unë kam marrë një iniciativë për Tribunalin, vetëm për të drejtën e kombit tonë. Mos të lejojmë që të cenohet gjaku ynë, por edhe në të ardhmen mos të na përsëritet. Është shumë e rëndë kur i kujtojmë sakrificat. Ne jemi faqebardhë që të krijojmë perspektivë për Ballkanin dhe për Kosovën, duke u orientuar nga e ardhmja që të kemi ekonomi të zhvilluar dhe perspektivë, për inovatorin e ndërmarrësin, të riun dhe të rejat”, tha Veseli.
Duke folur për Komunën e Vitisë, Veseli tha se ajo ka resurse të mëdha, si ato humane që janë shfrytëzuar minimalisht e deribteknato natyrore që ende nuk janë shfrytëzuar fare.
“Ejani ta bëjmë këtë transformim që njerëzit t’i orientojmë nga vendet e reja të punës. Duhet të kemi besim se mund të ecim përpara. Ashtu siç me besim e mundëm Serbinë. Me përgjegjësi e angazhim e vendosmëri do të ecim përpara. PDK po rritet, njerëzit po vijnë me ne dhe ne duhet të jemi me ta. Disa po largohen dhe mirë po bëjnë që po largohen. Njerëzit e rinj i duhen vendit që nuk mendojnë vetëm për vetveten. Secili prej jush veçanërisht rinia duhet të bëjmë që ëndrrat e rinisë të jenë pjesë e realitetit”, tha Veseli.
Ai ftoi aktivistët të punojnë me qytetarët në terren, sepse, çdo lagje e çdo fshat në Viti nuk ka adresë më të mirë se PDK-në. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë