LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: 51 mijë shërbime ambulantore për 4 muaj në QKUK

Ismaili: 51 mijë shërbime ambulantore për 4 muaj në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se për katër muaj qytetarët kanë marrë 51 mjë shërbime ambulantore në QKUK.

Ismaili ka thënë se ky numër është shumëfish më i madh sesa numri i shërbimeve që qytetarët kanë marrë në bodrumet e QKUK-së vetëm pak muaj më parë ku funksionin Ambulancat Specialisitke.

“51 mijë shërbime ambulantore për 4 muaj në ambulancat e reja specialistike në QKUK. Ky numër është shumëfish më i madh krahasuar me numrin e shërbimeve që qytetarët tanë kanë marrë në bodrumet e QKUK-së deri para pak muajve”, ka shkruar ministri Ismaili.


Më tej, ai ka thënë se e gjitha kjo është bërë e mundur falë investimit të madh që është bërë në objektin e ri ku janë vendosur 36 ambulancat specialistike.

“Me infrastrukturë dhe aparaturë moderne, 36 ambulancat specialistike po plotësojnë të gjitha kushtet për trajtim të dinjitetshëm për pacientët dhe kushte më të mira pune për stafin shëndetësor. Këtë model do ta ndjekim edhe në klinikat tjera”, ka shkruar ministri Ismaili. /Telegrafi/