LAJMI I FUNDIT:

Veseli:Do të angazhohem deri në fund për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Veseli:Do të angazhohem deri në fund për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me strukturat e partisë në Prizren, ka folur edhe për Tribunalin Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke theksuar se nuk mund të ketë paqe e pajtim pa e siguruar drejtësinë për viktimat.

“Do të punoj deri në fund që Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë të ndodhë dhe kriminelët serbë ta marrin dënimin e merituar. Kurrë nuk do ta harrojmë të kaluarën, ndërsa falja është goxha e vështirë kur bëhet fjalë për krime të atij lloji. Prandaj duke u angazhuar për drejtësi, ne do ta kemi të ardhmen më të sigurt dhe historia nuk do të përsëriten”, theksoi Veseli.

Veseli tha se marrëveshja finale me Serbinë është e rëndësishme për Kosovën, në mënyrë që të shkohet sigurt drejt integrimeve euro-atlantike. Për më tepër, shtoi ai, është e nevojshme që gjeneratave që vijnë t’iu sigurohet një ambient stabil, paqësor, të përshtatshëm për të nxitur zhvillimin ekonomik.


“Unë kam qenë në luftë. Pak kush e di më mirë se ne kuptimin e luftës dhe çmimin që mund të paguhet. Prandaj dua që kurrë më të mos përsëritet një gjë e tillë. Kjo arrihet përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve”, theksoi Veseli. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori