Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot në Mitrovicë, strukturat e reja të degës së PDK-së me të cilat ka diskutuar për vizionin e tij për Dekadën e Re dhe për zhvillimin e Mitrovicës, ku morën pjesë kryetari i degës, Bedri Hamaza dhe udhëheqës tjerë të PDK-së nga qendra dhe struktura të degës së Mitrovicës.
Kreu i PDK-së, vlerësoi zotimet e kryetarit të ri të Degës, Bedri Hamza dhe theksoi se në 12 vitet e fundit, PDK në Mitrovicë ishte bindshëm e para dhe këtë besim, me organizim më të mirë, do ta kthejnë në fitore të plotë.
Pasi diskutoi për qeverisjen aktuale lokale, Veseli potencoi se Mitrovica ka përgjegjësi edhe për komunat në veri, andaj kërkoi nga dega dhe kryetari Hamza, të bëhet punë e mirëfilltë që besimi i qytetarëve të realizohet, duke vlerësuar lartë procesin zgjedhor, strukturat e reja dhe përfaqësimin dinjitoz nëpërmjet votës në Kuvendin demokratik zgjedhor në degë.
Pasi theksoi pjesëmarrjen e madhe në proces, të profileve të ndryshme nga doktor shkencash deri te bujku, me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë anëtarëve, nga 37 degë, ku 20 degë udhëhiqen nga kryetarë të rinj, siç tha Veseli, kjo flet për reformën që po bën PDK.
“PDK është garanci e këtij shteti, për të ecur edhe më fuqishëm në drejtimin euro- atlantik. PDK fiton sepse e mban fjalën, sjell njerëz të ri, me vizion e qellim që lidhet me qytetarin, fiton se ka orientim perëndimin dhe integrimet euro-atlantike, se ka përgjegjësi dhe nuk frikohet kur duhet me marrë vendime dhe e di vendimin qe duhet ta marrë për interesin e qytetarëve të vet”, tha Veseli.
Ai foli edhe për iniciativën për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
“Iniciativën për Tribunalin dikush po mundohet ta keqinterpretojë. Kur është kërkuar kemi luftuar për shtet, dhe iniciativa nuk ka të bëj me urrejtjen. Mendoj për paqe dhe pajtim. Kjo na duhet neve. Iniciativa për Tribunalin pikërisht ka të bëjë me këtë. Por, Serbia duhet së pari të paguajë për krimet. Krimet kanë qenë të shtetit serb dhe ajo duhet të marrë përgjegjësi dhe të distancohet dhe kriminelët duhet të dënohen dhe duhet të shohim nga e ardhmja. Ne do të vazhdojmë të merremi pastaj edhe me krimet e komunizmit, me problemet që ende janë plagë, në mënyrë institucionale. Pra, qëllimi i Dekadës së re është qëllim strategjik që të mendojmë për të ardhmen. E kaluara duhet të memorizohet dhe veprimi jonë duhet të orientohet në të sotshmen, për zhvillim dhe modernizim të shtetit të Kosovës”, tha Veseli.
Vizioni i Dekadës së Re, sipas Veselit është që Kosova të fillojë të shfrytëzon të gjitha resurset e Veta, sepse siç tha ai, Kosova ka resurse të jashtëzakonshme, ndër to kapitalin human.
“Me politika të mençura të ndërmarrësisë, me njerëz inovator që dinë dhe duan ta transformojnë Kosovën. Ky është vizioni ynë, t’u japim mundësi gjeneratave të kontribuojnë, të zhvillohen të krijojnë familje dhe perspektivë për Mitrovicë dhe Kosovë dhe ne mund t’ia arrijmë”, tha ai.
Ndërsa, Kryetari i Degës, Bedri Hamza, theksoi se PDK ka realizuar në qeverisjet e saj projektet më të mëdha që kanë transformuar Kosovën nga një vend i shkatërruar nga lufta në një vend që sot ofron potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të hovshëm ekonomik.
“Vizioni i kryetarit Kadri Veseli me platformën Dekada e Re do të sjell ndryshimet e nebojshme dhe zhvillimin e duhur të vendit për të gjithë qytetarët pa dallim”, tha Hamza.
Ai po ashtu theksoi se sulmet e ulëta dhe me prapavija politike që po i bëhen PDK-së, do të jenë turpëruese për gjithë ata që i kanë nisur, duke bërë thirrje që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë