Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore sot, publikoi Raportin me Rekomandime Ex officio nr. 514/2016, që ka të bëjë me çështjen e fëmijëve në situatë rruge.
Në njoftimin për media rasti është hapur sipas detyrës zyrtare me qëllim të vlerësimit të dukurisë së fëmijëve në situatë rruge, identifikimin e shkeljeve të të drejtave të tyre, si dhe tërheqjen e vëmendjes institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve përkatëse për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge.
“Avokati i Popullit nga rishikimi i dokumenteve përkatëse ligjore, informatave dhe të dhënave me të cilat posedon, vëren se përkundër përpjekjeve të bërë për të mbrojtur dhe ndihmuar fëmijët në situatë rruge përgjatë viteve, gjendja nuk ka shënuar përmirësime të dukshme. Për më tepër, tani më shumë se kurrë në rrugë shohim fëmijë, përveç tjerash, duke pastruar xhamat e automjeteve, duke shitur gjësende të imta, duke kërkuar lëmoshë apo nëpër kontejnerë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ata jetojnë në kushte jo te mira fizike, sociale, psikologjike, përballen me mungesë të ushqimit, veshmbathjes, pa kujdesin e duhur higjienik dhe shëndetësor. Ata e kanë të pamundur të ndjekin shkollën dhe me vetë faktin se gjenden në rrugë, janë të pambrojtur dhe në rrezik të përhershëm për abuzim dhe shfrytëzim”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftim theksohet se Avokati i Popullit, vëren se situata aktuale e fëmijëve në situate rruge në Kosovë përbën shkelje serioze të të drejtave të njeriut, në këtë rast të të drejtave të fëmijëve, përkatësisht shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit përkatës në fuqi.
“Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Kosovës do të duhej të kishin bërë më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, me që gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie. Në bazë të analizës, vlerësimeve dhe konstatimeve, Avokati i Popullit në raportin e publikuar i rekomandon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar, trajtuar dhe për ta adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge”, thekson njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tre vjet nga aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të RMV-së
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë