LAJMI I FUNDIT:

Në Librarinë “Dukagjini”, më 25 maj promovohen veprat e Gilman Bakallit

Në Librarinë “Dukagjini”, më 25 maj promovohen veprat e Gilman Bakallit

Në Librarinë “Dukagjini”, më datën 25 maj 2019, në ora 18.00, do të bëhet promovimi i dy librave të Gilman Bakallit – “Mendimi kritik i një qytetari” dhe “Alfabeti i tranzicionit”.

Gilman Bakalli (1967-2016) – opinionist, përkthyes dhe eseist – ka punuar si lektor në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit UET (Universiteti Europian i Tiranës).

“Alfabeti i tranzicionit” ka qenë libri i parë që u publikua nën përkujdesjen e UET-it. Libri është ndërtuar në formën e një alfabeti, ku çdo shkronjë përkon një çështje sociale apo politike, të trajtuara gjithmonë me mjeshtëri dhe stil. Në anën tjetër, “Mendimi kritik i një qytetari” është përmbledhje e publicistikës së autorit, që botohet nga “Botime Pegi” me rastin e dyvjetorit të ndarjes së Bakallit nga jeta. Në këtë përmbledhje janë “fotografuar” momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë, mediave etj. /Telegrafi/