Politikanët ndryshojnë, veset mbeten. Funksionet me të cilat disponojnë politikanët sjellin privilegje. Darka në restauronte elite, udhëtime në vende të ndryshme të botës dhe bonuse, para xhepi, janë vetëm një pjesë e benefiteve me të cilat disponojnë funksionarët. Xhabir Deralla, kryetar i “CIVIL – Qendra për liri” kërkon nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv që t’i japin fund privilegjeve me të cilat disponojnë funksionarët. Ai shton se të gjithë privilegjet duhet të shfuqizohen, përkatësisht të reduktohen deri në nivel i cili do të jetë i pranueshëm për një vend të varfër, që deklarohet si shtet social sipas Kushtetutës. Paralajmëroi se nismën e tillë do ta parashtrojë në Kuvend.
“Nëse diçka është e lejueshme me ligj, ndërsa diçka nuk është në rregull dhe nuk është në përputhje me standardet demokratike dhe me parimet etike, atëherë ai ligj duhet të ndryshohet. Përkatësisht të kemi një ligj me të cilin nuk do të keqpërdoren resurset publike. Ky është një vend i varfër, nuk mund të presim nga ky vend i varfër që të paguaj milion euro në vit që dikush të kënaqet me disa privilegje dhe benefite”, u shpreh Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.
Por edhe pas mbarimit të mandatit, deputetët kanë privilegje. Në Nenin 36 të Ligjit për deputet thuhet:
NENI 36 LIGJI PËR DEPUTET
Deputeti në Kuvend mund të merr pagë edhe pas mbarimit të mandatit në periudhë kohore prej deri më 1 vjet.
Deputeti përveç pagës që e posedon prej 1 335 euro dhe shpenzimeve rrugore, ka të drejtë edhe për të ardhura tjera personale dhe kompensime të shpenzimeve për:
-shpërngulje nga vendbanimi i përhershëm në vendin ku e kryen funksionin deputet;
-zhvillim profesional dhe arsimor;
-shpenzime për varrim në lartësi të mesatares së dy pagave të fundit të deputetit të ndjerë;
-mëditje për udhëtim zyrtar në vend pa shpenzime për akomodim deri më 4% e pagës mesatare të një punëtori të paguar në sferën e ekonomisë në Republikës së Maqedonisë, në tre muajt e fundit;
-shpenzime për akomodim që pranohen sipas llogarisë së dorëzuar, përveç në hotelet nga kategoria Deluks.
CIVIL kërkon që të revidohen të gjitha rregullativat ligjore sipas së cilave u jepen shumë privilegje funksionarëve aktual por edhe atyre në largim. Ata të premten, në orën 12 pa 5 do të parashtrojnë nismë për ndryshim të ligjit. Përndryshe, kërkesa e fundit për shfrytëzimin e privilegjeve, pas mbarimit të mandatit është kërkesa e djeshme e presidentit Gjorge Ivanov, i cili fitoi zyre në Xhevahir “Skaj Siti” me buxhet vjetor prej 105.000 euro, ndërsa sigurisht paratë janë siguruar nga buxheti. Pensioni i ish-presidentëve është e kufizuar me lartësinë e pagës së shefit aktual të shtetit, që për momentin është rreth 1 800 euro. Përveç Ivanovit dhe Crvenkovskit, të drejtat e ish-presidentit i shfrytëzon edhe familja e Boris Trajkovskit. Bashkëshortja e tij, Villma dhe fëmijët deri në moshën 26 vjeçe kanë të drejt të marrin 70% të pensionit. Shpenzimet për arsimimin e fëmijëve janë mbuluar, si dhe ndërtimi i shtëpisë ose blerja e banesës prej 300m2./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë