LAJMI I FUNDIT:

OVL-UÇK thirrje institucioneve të Kosovës: Veprime konkrete në ndërtimin e sistemit që i vë para drejtësisë kriminelët serbë

OVL-UÇK thirrje institucioneve të Kosovës: Veprime konkrete në ndërtimin e sistemit që i vë para drejtësisë kriminelët serbë

Organizata e Veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpërmjet një letre publike ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të bëjnë veprime konkrete në mbledhjen e faktimin e masakrave dhe ndërtimin e sistemit që i vë para drejtësisë kriminelët serbë.

OVL-UÇK në letrën e bërë ka thënë se janë bërë 20-vite që kur janë kryer masakrat në Kosovë, dhe që kriminelët serbë janë të lirë dhe menaxhojnë shtetin e Serbisë, siç ishte rasti me paradën e disa ditëve më parë.

Tutje në letë thuhet se shteti serb ka logjikën e njëjtë dhe po mohon masakrat që kanë ndodhur.


LETËR PUBLIKE

Qytetarët e Kosovës këto ditë po shënojnë përvjetorët e masakrave ndaj familjarëve të tyre nga shteti okupues serb, nga ushtria, policia, paramilitarët dhe strukturat tjera të organizuara prej shtetit serb, për të vrarë, dhunuar, plagosur, shkatërruar pasurinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar në Kosovë.

Ato masakra dhe tmerre të dhunës gjenocide që bëri Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës kanë shkaktuar vuajtje te secili qytetar i Kosovës, por edhe botës demokratike, për çka edhe intervenimi i NATO-s kishte ndodhur.

Sot 20 vite pas këtyre masakrave, të kryera para syve tanë dhe botës e që janë më të tmerrshmet në Evropë pas Luftës se Dytë Botërore, mbetën pa u ndëshkuar. Kriminelët serbë që bënë këto masakra, janë të lirë dhe menaxhojnë shtetin e Serbisë, siç ishte rasti me paradën e disa ditëve më parë. Shteti serb ka logjikën e njëjtë dhe mohon këto masakra, fuqizon kriminelët dhe nxitë urrejtjen. Kjo shton dhimbjen në plagët tona por besojmë edhe të botës së qytetëruar. Kjo e dëmton paqen dhe drejtësinë në rajon.

Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi dështoi të gjykojë krimet serbe në Kosovë, po ashtu edhe misionet ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK-u dhe EULEX-i, si dhe drejtësia vendore që nga viti 2016 kur mori kompetencat për dënimin e krimeve të luftës.

Në vend se të dënohen këto krime, Kosovës iu imponua e ashtuquajtura Gjykatë Speciale.

Tani jemi para një kohe që duhet të vihen para drejtësisë dhe të dënohen kriminelet serbë për këto masakra dhe që Serbia të paditet dhe dënohet për gjenocid të kryer ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë drejtim ne mbështesim çdo iniciativë të institucioneve dhe individëve.

Andaj në këtë drejtim, bëjmë thirrje që institucionet e Kosovës të bëjnë veprime konkrete në mbledhjen e faktimin e këtyre masakrave dhe ndërtimin e sistemit që i vë para drejtësisë kriminelët serbë dhe atë:

Të krijojnë mekanizma përmes institucioneve ndërkombëtare apo përmes shteteve mike për padi për gjenocid të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës

Të kërkojnë nga OKB, në veçanti nga SHBA dhe shtetet e BE-së ta krijojnë një Tribunal për krimet serbe në Kosovë

E ashtuquajtura Gjykata Speciale duhet të përfshijë edhe krimet serbe, duke u amandamentuar ligji ose të vihet kusht nga institucionet e Kosovës që të mos funksionojë njëanshëm

Të angazhohen ekspertë për mbledhjen dhe faktimin e krimeve serbe në Kosovë

Të gjithë të mbijetuarit të ofrojnë fakte dhe dëshmi për krimet serbe dhe t’i deponojnë në Prokuroritë e Kosovës derisa të themelohet Tribunali për krimet serbe

Prokuroritë e Kosovës të dëshmojnë dhe deponojnë publikisht dosjet e krimeve serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës të ndajë buxhet shtesë për këtë qëllim

Organizata e Veteranëve të Luftës konsideron se është koha e fundit për këto veprime dhe se nuk mund të ketë pajtim: pa njohjen e Kosovës nga Serbia, pa ndëshkimin e Serbisë për gjenocid nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë, pa pranimin nga shteti serb të krimeve serbe që janë bërë në Kosovë, pa kërkim falje nga shteti serb për këto krime, pa ndëshkim të kriminelëve serbë që bënë masakra dhe pa kompensimin e dëmeve të luftës nga Serbia.

Këto kërkesa tona janë plotësisht të drejta dhe sipas kritereve të botës demokratike. Çdo qasje tjetër shton dhimbjet e secilit qytetar të Kosovës dhe dëmton rëndë të drejtën për drejtësi dhe ndërtimin e paqes në të ardhmen. Presim që institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të marrin veprime konkrete në këtë drejtim për çka shoqatat janë të gatshme të japin kontributin e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori