LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Marrëveshja milionëshe për impiantin e ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

Haziri: Marrëveshja milionëshe për impiantin e ujërave të zeza, lajm i madh për Gjilanin

Komuna e Gjilanit ka arritur progres në të gjitha fushat, ndërsa detyrë e bordit mbetet që brenda këtij viti të kryhen hartat zonale, e cila është baza kryesore e zhvillimit lokal ekonomik, që këto vitet e fundit është dominuese industria e ndërtimit, por duhet bashkërisht të punohet edhe në fushën e agro-biznesit.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen me bordin e drejtorëve të mbajtur të hënën.

Haziri ka thënë se lajm shumë i mirë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për grantin e madh që nënkupton investimin në trajtimin e ujërave të zeza, kolektorët dhe impiantin në Komunën e Gjilanit, e që janë grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa garantues është Qeveria e Kosovës.


Kreu i Gjilanit pohoi se lajmi tjetër i mirë për qytetarët e Gjilanit është nënshkrimi i kontratës për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinë në gjatësi prej 7.1 kilometra dhe njëkohësisht edhe vazhdimin e punimeve në rrugën Gjilan-Kllokot, që krijohen lidhje të shpejta dhe standarde komunat fqinje.

Gjithashtu, sipas Hazirit, trajtimi i pronës komunale, objekteve të komunës, lokaleve që Komuna i ka dhënë në shfrytëzim, e deri te gjelbërimi dhe pastrimi i ambientit, do të trajtohen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Kalo në kategori