Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë, Enver Hoxhaj, zv. Kryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi, Kryetar i Komisionit Qendror për zgjedhje të brendshme, Memli Krasniqi, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Blerand Stavileci, ministra dhe drejtues të lartë të partisë.
Në proces zgjedhor, ku morën pjesë 389 delegatë, me vota të fshehta, me shumicë absolute, kryetar i Degës së PDK-së, në Prishtinë u zgjodh, Uran Ismaili. Po ashtu u zgjedhën Këshilli Drejtues i Degës prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.
Në këtë Kuvend zgjedhor, i pari e mori fjalën ish kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryetarit aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti i cili sipas tij po e mbanë peng zhvillimin e kryeqytetit. Ai tha se nën qeverisjen e Ahmetit, Prishtina po bënë vetëm hapa mbrapa.
“Ne po e jetojmë një qytet pa qeverisje, po e shohim se çka do me thane me qene një qytet pa kryetar. Qyteti po vyshket dhe po bën hapa prapa. Kemi një njeri në pushtet që pranon se ka frik të ballafaqohet me problemet që i ka Prishtina. Qytetarët tani më janë të vetëdijshëm , që alternativa e vetme për ta qeverisur Prishtinën është PDK” tha ai.
Kryetari i Komisionit zgjedhor për Prishtinën, Enver Hoxhaj, në hapjen e Kuvendit zgjedhor të PDK-së në Prishtinë ka thënë se Kosovës do i kthehet shpresa kur në krye të Qeverisë të jetë Kadri Veseli kryeministër e udhëheqjen e Prishtinës ta merr kandidati për kryetar të PDK-së në kryeqytet, Uran Ismaili.
Hoxhaj tha se deri më tani politikanët dhe partitë që kanë udhëhequr me Prishtinës nuk i kanë dhënë asgjë kryeqytetit.
“Prishtina i ka dhënë shumë Kosovës. Shumë zhvillime kanë filluar në Prishtinë dhe nga një kryeqytet i një etniteti jugosllav jemi bërë shteti më i ri në hartën e botës. Politikanët dhe partitë asgjë nuk i kanë dhënë Prishtinës deri më tani. Kaosi, pasiguria, ajri i ndotur, urbanizimi i egër janë disa nocione që e karakterizojnë Prishtinën”, deklaroi ai dhe ftoi delegatët ta votojnë Z. Ismaili për Kryetar të ri të degës së PDK-së, në Prishtinë.
Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi, njëherësh Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të brendshme të PDK-së, në fjalën e tij në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK-së në Prishtinë, ka paralajmëruar ardhjen e Kadri Veselit në krye të Qeverisë pas fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka thënë se fitorja e plotë e PDK-së dhe Kadri Veselit Kryeministër bëhet kur PDK do të fitojë edhe Prishtinën.
“Prishtina nuk është një rrugë, e një leje ndërtimi. Është pasqyra e republikës së Kosovës për tërë vendin. Nuk ka qytetar i huaj që vjen në Kosovë e që nuk viziton Prishtinën.
“Asnjëherë s’jemi ndjerë rehat pa e fituar Prishtinën. Urani do ta fitojë Prishtinën”, ka thënë Kuçi.
Ndërsa kandidati për kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, z. Ismaili, ka kërkuar besimin për Kryetar të Degës së PDK-së në Prishtinë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar muajve të fundit, proces që ka rezultuar me shtrirjen e kësaj partie në çdo pjesë të Kryeqytetit.
“Ndjej nevojën që Prishtina dhe PDK-ja të ndërtojnë një marrëdhënie të re mes tyre, që PDK-së ia jep një identitet të ri, kurse Prishtinës vëmendjen që meriton”, ka shtuar ai.
Uran Ismaili, i cili është edhe Nënkryetar i PDK-së dhe Ministër i Shëndetësisë, ka vlerësuar se me këtë proces zgjedhor ka filluar edhe një ridefinim radikal i marrëdhënies mes PDK-së dhe Prishtinës.
“Nën Platformën e Dekadës së Re, të dizajnuar dhe udhëhequr nga Kryetari Kadri Veseli, një raport më intensiv dhe më dinamik mes qytetarit dhe PDK-së është duke zënë vend gjithandej në Kosovë. Për këtë arsye, PDK ka themeluar shumë nëndegë afër qytetarëve të Prishtinës, ndërkohë që qytetarët e Prishtinës nuk kanë qenë kurrë më të hapur dhe më të interesuar për të parë dhe dëgjuar se çfarë mund t’u ofrojmë atyre”, ka thënë Ismaili.
Ai ka pohuar se 75 nëndegët e formuara gjatë këtyre ditëve përbëjnë numrin më të madh të nëndegëve që PDK ka pasur ndonjëherë në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë