LAJMI I FUNDIT:

Veseli falënderon Kongresin Amerikan, që hapi dyert për dëshmitë e dhunës që Serbia bëri në Kosovë

Veseli falënderon Kongresin Amerikan, që hapi dyert për dëshmitë e dhunës që Serbia bëri në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka falënderuar Kongresin Amerikan dhe kongresistin Eliot Engel që hapi dyert e Kongresit, për dëshmitë e dhunës së shkaktuar nga forcat serbe në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli tha nëpërmjet faqes së tij në Facebook se Kosova nuk do të harrojë kurrë krimet serbe dhe do të drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

“Vasfije Krasniqi-Goodman e tha edhe sot se është vetëm drejtësia ajo që do të shërojë vuajtjet dhe plagët e saj nga lufta. Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan ajo, Ilir Bytyqi dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dëshmuan për krimet makabre të pushtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës. Janë edhe qindra e qindra krime të kryera në Kosovë, autorët e së cilave jetojnë të lirë dhe të pandëshkuar. Por, ne nuk do të harrojmë. Do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Falënderoj Kongresin Amerikan dhe kongresistin Eliot Engel që hapi dyert e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë dhe lirisë në botë, për dëshmitë e dhunës së shkaktuar në Kosovë. Do të veprojmë pareshtur për të treguar të vërtetën në secilin kënd të botës”, ka shkruar Veseli.


Pikërisht për këtë çështje ditë më parë, Veseli i është drejtuar Kongresit Amerikan dhe gjitha parlamenteve të vendeve mike për tu kërkuar të nxjerrin rezoluta që konfirmojnë dhunën dhe masakrat që forcat serbe kryen ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori