LAJMI I FUNDIT:

Angelovska-Bezhoska: Mund të konstatoj se denari është stabil

Angelovska-Bezhoska: Mund të konstatoj se denari është stabil

“Denari është i qëndrueshëm dhe strategjia monetare për mbajtjen e kursit të këmbimit të qëndrueshëm ndaj euros është optimale për ekonominë tonë dhe në përputhje me karakteristikat e saj strukturore”.

Kështu vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë Anita Angelovska-Bezhoska, me rastin e 27 vjetorit të autonomisë monetare dhe futjen e denarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe sot, në ditën kur para 27 viteve u sollën disa ligje me të cilat u krijuan parakushte për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare të pavarur nga ana e Bankës Popullore, mund të konfirmoj se denari është i qëndrueshëm. Strategjia monetare e mbajtjes së kursit stabil të denarit ndaj euros është optimale për ekonominë tonë dhe në përputhje me karakteristikat e saj strukturore. Kursi i denarit është vazhdimisht në përputhje me nivelin që e përcaktojnë bazat ekonomike”, tha Angelovska-Bezhoska.


Ajo tha se ky konstatim që vazhdimisht e konfirmojnë edhe nga Ministria e Financave është edhe një konfirmim se Banka Popullore e ka zgjedhur rrugën e duhur për realizimin e qëllimeve të saja.

Ajo vlerëson se stabiliteti i monedhës vendore kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në inflacionin e ulët dhe në sistemin financiar të qëndrueshëm./Telegrafi/