LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan për Ditën e Tokës: Mundësi e mirë për vetëdijesim për problemet mjedisore

Ambasadori amerikan për Ditën e Tokës: Mundësi e mirë për vetëdijesim për problemet mjedisore

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se kjo ditë është mundësi e mirë për vetëdijesim për problemet mjedisore me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori ka pyetur qytetarët se cilat janë planet e tyre për këtë ditë.

“Gëzuar Ditën e Tokës! Kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për të festuar për progresin që kemi bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit. Çfarë do të bëni ju për Ditën e Tokës? Tregoni planet tuaja nëpërmjet komenteve, fotografive dhe videove të shkurtra”, ka shkruar Kosnett. /Telegrafi/