LAJMI I FUNDIT:

Memli Kransiqi tregon e kujt ishte ideja e taksës 100%

Memli Kransiqi tregon e kujt ishte ideja e taksës 100%

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, flet për masën prej 100% që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve që vinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, ku sipas tij, ky vendim ishte i drejtë dhe e ka treguar efektin e tij, por është gabim zhvendosja tërësisht e vëmendjes në këtë temë, duke lënë anash shumë probleme tjera që ka vendi.

Deputeti Memli Krasniqi thotë se është diskutuar gjatë për taksën dhe e njëjta “ka mbuluar” probleme të tjera në vend me të cilat është dashur të mirret Qeveria dhe Kuvendi.

Sipas tij, ideja e taksës fillimisht ka qenë e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, e harmonizuar pastaj edhe me Kadi Veselin dhe Ramush Haradinajn.


“Aq gjatë është diskutuar për taksën, sa që në një formë taksa u bë njëfarë jorgani për krejt problemet e Kosovës. Derisa ne merreshim me taksën, humbi fokusi prej problemeve konkrete aktuale me të cilat do të duhej të merreshin në kuvend, qeveri.. Vendimi për tarifën doganore ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës e ka historinë e vet, kush do me ditë e di, ka qenë një propozim i zotit Hoxhaj në qeveri, fillimisht për 10 për qind, pastaj ka pasur një zhvillim kur ne nuk arritëm të pranoheshim në INTERPOL dhe të njëjtën ditë dolën propozimet për të pasur një ngritje të taksës ishte një ide të ishte 30%, në konsultim në mes të zotit Haradinaj dhe Veseli, u propozua të jetë 100% dhe jemi këtu ku jemi”, thotë ai.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, thotë se taksa i ka dhënë efektet e veta, politike e ekonomike.

Krasniqi: Koalicioni është stabil nuk ka hapësirë për zgjedhje
Lexo po ashtu Krasniqi: Koalicioni është stabil nuk ka hapësirë për zgjedhje

Në çështjen e dialogut, ku taksa po shihet pengesë për vazhdimin e tij, Krasniqi dyshon të jetë vetëm kjo arsye e bllokimit të bisedimeve në Bruksel.

“Tarifa i ka dhënë efektet e veta, politike para së gjithash, ekonomike po ashtu, por veçanërisht në kuptimin politik ka pasur një rezonancë të rëndësishme, ka qenë vendim i duhur, i drejtë, i cili me të vërtetë i ka tregu edhe Serbisë edhe të tjerëve që Kosova ka sovranitet të cilin mund ta zbatojë në kuptimin ekonomik pastaj është çështje e ekonomistëve.. Nuk jam i sigurt që është vetëm tarifa ajo që po e bllokon procesin(e dialogut), por që padyshim ka pasur ndikim e vet. Nuk është e drejtë qasje që thuhet për shkak të saj nuk mund ta vazhdojmë, problem më i madh është mos-zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit që janë arrit vite me radhë”, thotë ai.

Krasniqi thotë se reagimet nga partnerët ndërkombëtarë kanë bërë pastaj që për taksën të ketë mendime të ndryshme.

Këtu ai përmend idenë e shefit të tij, Kadri Veseli, i cili kërkonte që taksa të pezullohej për katër muaj, në mënyrë që t’i hapej rrugë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai thotë se nëse Serbia nuk do të ndryshonte qasje për atë periudhë kohore, atëherë do të shkohej me reciprocitet të plotë.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori