LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Liverpooli favorit për ta eliminuar Porton

Formacionet startuese: Liverpooli favorit për ta eliminuar Porton

Liverpooli është mysafir i Portos në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Estadio do Dragao.

Redsat fituan me rezultat 2-0 në Anfield, ashtu që janë favoritë për të vazhduar në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane. Ekipi anglez kualifikohet me çfarëdo barazimi dhe çfarëdo fitoreje, por edhe me humbje prej më pak se dy gola disavantazh.

Skuadra portugeze duhet të fitojë me më shumë se tre gola epërsi për të vazhduar tutje. Rezultati prej 2-0 për vendasit, e dërgon ndeshjen në vazhdime.


Trajnerët Sergio Conceicao dhe Juergen Klopp i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Portos: Casillas, Militao, Felipe, Pepe, Alex Telles, Corona, Danilo, Herrera, Brahimi, Otavio, Marega.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Wijnaldum, Mane, Salah, Origi.

Ndeshja tjetër çerekfinale e kësaj mbrëmjeje (e mërkurë) zhvillohet ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/