LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Arsimit: Zëvendësimi i orëve mësimore është çështje e mbyllur, nuk bëjmë më debat me SBASHK-un (Video)

Ministri i Arsimit: Zëvendësimi i orëve mësimore është çështje e mbyllur, nuk bëjmë më debat me SBASHK-un (Video)

Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqeri Bytyqi, ka thënë se orët e humbura mësimore do të kompensohen.

Bytyqi në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se MASHT ka pasur një takim me drejtorët DKA-ve, KMDLNJ dhe SBASHK-un, dhe se nuk është arritur ndonjë marrëveshje me këta të fundit për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

“Nuk është arritur një mirëkuptim me SBASHK-un që u fut si një lloj aktori në këtë mes. Ne jemi kthyer tashmë rrugës zyrtare që na obligojnë aktet ligjore që janë në fuqi dhe diskutuam me drejtorët e DKA-ve që të respektohet udhëzimi administrativ për kalendarin mësimor 2018/2019”, tha ai,  përcjell Telegrafi.


Ministri i Arsimit ka thënë se është e drejt ekskluzive e tij që të bëj orarin kalendarik të vitit shkollor.

“Drejtorët e DKA-vë njëzëri janë pajtuar që secila komunë në vete të bëj një organizim për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës mësimore”.

Bytyqi thotë se MASHT u ka dërguar letra edhe kryetarëve të komunave që të mbështesin DKA-të për zëvendësimin e orëve të humbura mësimore.

“SBASHK-ut nëse nuk i pëlqen që të zëvendësoj orët dhe të ruaj cilësinë në arsim të qëndroj neutral, por nuk ka të drejtë të bëj pengesë sepse është e drejtë që ne t’u garantojmë edukim dhe arsim fëmijëve tanë. Kjo çështje është mbyllur dhe më nuk kemi debat me SBASHK-un dhe do të vazhdojmë vetëm rrugët ligjore si Ministri e Arsimit por edhe DKA-të do të bëjnë punën e tyre”, deklaroi Shyqeri Bytyqi./Telegrafi/