Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në akademinë përkujtimore për shënimin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Pajazit Ahmeti, ka thënë se ky i fundit ka qenë njeri fjalëpak, por që na mësoi se si vdiste për atdhe.
“Paja ka qenë njeri i urtë, i pafjalë, por unë si mik i familjes dhe bashkëveprimtar i tij, mund t’ju them që ai ka qenë njeri që ka ditur të veprojë. Zoti ka dashur që ta sporvon me rënien e tij në altarin e lirisë, duke u bërë dëshmori i parë i 15 prillit. Vlerësimi e heroizmit të Pajës vitin e kaluar nga presidenti i Republikës, do të thotë që është hedhur dritë për heroizmin e tij. Kujtimi për Pajën do të na mbaj për sa të ekziston historia dhe ky komb”, ka deklaruar Haziri në akademinë përkujtimore, ku kanë marrë pjesë një numër masovik i njerëzve.
Sipas njoftimit për media, Haziri tha se Pajazit Ahmeti me veprën e tij, ka kaluar përtej kësaj Republike e regjioni, duke dhënë shembullin më të mirë se si vdiset për atdhe.
“Por, Paja nuk ka hyrë në luftë vetëm për ta çliruar Gjilanin dhe veç Kosovëm, por për t’i çliruar shqiptarët kudo që janë. Kjo na mbetet trashëgimi e neve të gjallëve që ta vazhdojmë. Lufta nuk ka përfunduar, çlirimi nuk është përmbyllë, liria nuk është e barabartë për të gjithë dhe pavarësia e Kosovës nuk është shtrirë deri aty ku jetojnë shqiptarët për të cilët Paja ka vdekur”, tha ai.
Në njoftim thuhet se Haziri, duke shtuar se me mjetet të tjera duhet ta çojnë amanetin në fund.
“Ndoshta jo me mjete të Pajës dhe bashkëluftërarëve të tij, por t’i shfrytëzojmë së paku mjetet tjera ta çojmë atë amanet në vend, duke i ikur politikës ditore, klaneve politike e ideologjike. Duhet të bashkohemi të gjithë me një vullnet politik dhe me një angazhim të madh që ta bëjmë lirinë edhe për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe kudo që jetojnë”, theksoi Haziri.
Në fund të fjalimit, ish-bashkëluftëtari i dëshmorit ka pyetur se ku ishin ata në ditën kur u vra Ahmeti.
“Lavdi Pajës dhe faleminderit që na mësove se si vdiset për atdhe. Këta të gjallët sot që janë le ta mendojnë secili prej tyre se ku kanë qenë atë ditë kur Paja është vrarë dhe Afrimi i ka mbijetuar?!”, ka pyetur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në këtë akademi kanë folur edhe ish-komandanti i ZOK, Ahmet Isufi, kryetari i Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, sikurse edhe vajza e dëshmorit Pajazit Ahmeti, Qëndresa.
Përndryshe, në këtë akademi është lexuar dekorata e Presidentit të Republikës, i cili ka shpallur Pajazit Ahmetin me urdhrin Hero i Kosovës, për të vazhduar me shfaqjen e dokumentarit për jetën dhe veprën e tij./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë