LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet hyrja me dhunë në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, lëndohet një person

Parandalohet hyrja me dhunë në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup, lëndohet një person
Foto: AIM

Ushtari që ka qenë në detyrë, duke vepruar sipas procedurave të shkruara, sot në mëngjes rreth orës 02:53 ka parandaluar hyrjen me dhunë në kazermën “Goce Dellçev”, në Shkup, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Siç thonë nga ministria, ushtari dy herë verbalisht e ka paralajmëruar personin, por pasi nuk iu është bindur paralajmërimeve, ushtari në detyrë ka gjuajtur dy herë në ajër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personi edhe më tej nuk iu është bindur paralajmërimeve, ndërsa me një nga plumbat është goditur në këmbë. Në pajtim me procedurat, i është ofruar ndihmë dhe është transportuar në spital. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente hetuese”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.


Policia ushtarake, MPB dhe Prokurori Publik kanë dalur në vendin e ngjarjes. Gjitha informacionet relevante dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes janë dorëzuar tek organet kompetente që punojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Foto: Arkiv