LAJMI I FUNDIT:

Gjilani aksion masiv për pastrimin e qytetit

Gjilani aksion masiv për pastrimin e qytetit

Komuna e Gjilanit do të vazhdojë aksionin “Ta pastrojmë Gjilanin” së bashku me të gjitha institucionet në nivelin lokal, për të pastruar rrugët kryesore, largimin e mbeturinave dhe parandalimin e deponive ilegale, brenda një intervali dy mujor, që nga kjo javë e deri më 20 qershor.

Në fazën e parë do të largohen mbeturinat dhe do të bëhet pastrimi i rrugëve kryesore dhe trotuareve me ujë, në fazën e dytë parashihet mbjellja e drunjve dhe zgjerimin e gjelbërimit dhe në fazën e tretë është përsëri intervenimi me pastrim në të gjitha lagjet e qytetit me presion të fuqishëm të ujit për të krijuar ajër të pastër për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka marrë konfirmimin nga kompanitë Ekohigjiena dhe Hidromorava, FSK, këshillave të lagjeve e fshatrave, dhe qytetarët vullnetarë, për veprim në lokacionet e ndryshme, të gjithë së bashku, për krijimin e një ambient të pastër./Telegrafi/