Shërbimet në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, faqja e të cilës është vetëm në gjuhën maqedonase, thonë se materialet përkthehen edhe në gjuhën shqipe, por të njëjta vendosen brenda të njëjtit link ku është lajmi në gjuhën maqedonase. Në fakt, të përkthyera janë vetëm disa ngjarje ditore dhe të gjitha materialet tjera janë në gjuhën maqedonase. Nga ky dikaster insistojnë se faqja është në formën e duhur, pa dhënë përgjigje se përse tek e njëjta nuk shtohet mundësia për kalimin gjuhën angleze dhe atë shqipe, pasi për zbatimin e gjuhës shqipe është lëshuar kërkesë nga qeveria deri tek të gjitha institucionet.
Një tjetër faqe, ku gjuha shqipe nuk figuron është ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Megjithatë nga kjo ministri thonë se ligji për gjuhët do të zbatohet, por pasi të krijohet faqja e re, sepse ajo aktuale nuk ofron mundësi për shtimin në sistem edhe të një gjuhe.
Disa nga Ministritë faqet e të cilave figurojnë në tre gjuhë, dhe të cilat edhe pas kalimit në gjuhën shqipe apo angleze, materialet në nënkategori mbeten në gjuhën maqedonase, arsyetohen me mungesën e përkthyesve.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, thotë se të gjitha Institucionet, pa asnjë arsyetim, obligohen të respektojnë ligjin.
“Së shpejti Grupi ndër resorësh i formuar nga sekretarët shtetëror të institucioneve, të ministrive përkatëse, do të kërkojë edhe raport nga institucionet që ka të bëjë me të gjitha obligimet, të gjitha konkluzat që I janë ndërmarrë nga ky grup, që ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës dhe Ligjin e Gjuhëve. Konkluza vlen për të gjitha institucionet, se pas hyrjes në fuqi të ligjit, të gjitha duhet të zbatojnë përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Hoxha thotë se përkthimi i të gjitha materialeve të faqeve zyrtare, përfshirë këtu edhe faqen e Qeverisë, do të jetë pak i vështirë, pa formimin e Inspektoratit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe pa kompletimin e Agjencisë.
Probleme me përditësimin e të dhënave ka edhe në faqet e ministrive të cilat drejtohen nga kuadrot shqiptar, por nuk morëm përgjigje nga asnjë prej këtyre dikastereve. Ministria për shoqëri Informatikë dhe administratë do të formojë grup pune i cili duhet të merret me unifikimin e të gjitha faqeve të ministrive, me çka me automatizëm do të fillojë zbatimi i shqipes edhe në ato faqe ku aktualisht nuk figuron. Institucionet duhet që 6 muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit të gjuhëve, të zbatojnë të njëjtin, në të kundërt parashihen gjoba prej 4 000 deri 5 000 euro për institucionin dhe 30% e kësaj shumë për drejtuesin e të njëjtit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë