LAJMI I FUNDIT:

Polonia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Polonia ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Polonisë sot ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin e protokollit votuan 388 deputetë, një ishte “kundër” dhe dy “të përmbajtur”.

Në arsyetimin e Ligjit për ratifikimin e protokollit, thuhet se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në stabilizimin e Ballkanit dhe do të ndihmojë për vazhdimin e reformave në këtë pjesë të Evropës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Polonia është vendi i dhjetë që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vendi i parë që e bëri këtë ishte Greqia, ndërsa më pas edhe Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumani, Lituani dhe Danimarka.


Ndryshe, vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt të këtij viti nënshkruan protokollin për qasje të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ratifikimit të protokollit nga parlamentet e 29 vendeve anëtare, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO./Telegrafi/