LAJMI I FUNDIT:

Ismaili paralajmëron masa të ashpra ndaj mantelbardhëve që marrin ryshfet

Ismaili paralajmëron masa të ashpra ndaj mantelbardhëve që marrin ryshfet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar të gjithë personelin shëndetësor që secili që dyshohet dhe zihet duke bërë vjedhje apo duke marrë ryshfet nga pacientët për tu kryer një shërbim shëndetësor, do të ballafaqohen me ligjin.

Ministri Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në asnjë formë nuk do të lejojnë që spitalet e Kosovës të bëhen streha të korrupsionit.

Postimi i plotë i Ismailit:


“Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin. U njoftova nga drejtoria e SHSKUK për suspendimin e menjëhershëm të rastit të marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ministri Ismaili në faqen e tij në Facebook.

Ky reagim i ministrit të Shëndetësisë vjen menjëherë pasi sot u raportua se Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjëse shëndetësore, e cila është kapur në flagrancë duke ia marrë 400 euro një pacienti për ti kryet një shërbim shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori