LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Tsipras thanë se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë hapur rrugë për të ardhme më të mirë për dy vendet

Zaev dhe Tsipras thanë se Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë hapur rrugë për të ardhme më të mirë për dy vendet

Dy kryeministrat, i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë folur sot para gazetarëve në konferencën për shtyp në lidhje me hapat e ardhshëm si vende fqinje, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga 17 qershori i vitit të kaluar, kur e nënshkruam marrëveshjen, ne vazhdojmë me hapa historik. Këto ditë, shoku jonë, Alexis ka bërë apel në BE për të ardhmen e vendit tonë. Sot kjo është një vizitë historike. Dita e sotme është historike. Deri tani kemi pasur raste dhe kohë të humbur. Kur shohim të ardhmen, shohim dy fqinjë me dëshirë për të realizuar të pamundurën. Marrëveshja mundëson që të dy shtetet t’i shfrytëzojnë kapacitetet politike dhe ekonomike në tërësi. Unë dhe Tsipras nënshkruam sot të gjithë marrëveshjet e përbashkëta. Deri në mesin e muajit maj do të merremi vesh për brendet dhe mundësia e përdorimit të emrave. Sot do të hapim punën e konferencës mes më shumë se 400 ndërmarrës nga dy shtetet” tha mes tjerash Zaev.

Zaev gjithashtu tha se sugjeron të gjithë qytetarët që tek populli grek të kërkojnë miq dhe të afërm.


Zaev dhe Tsipras gjatë ardhjes historike të kryeministrit grek në Maqedoninë e Veriut

“Ky është takim shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ne së bashku nga këtu ndërtojmë naracion të ri dhe të ardhme të mirë mes dy shteteve. Ne, nga këtu e mposhtim fjalorin e urrejtjes dhe dhunës mes nesh. Ky sukses nuk do të jetë vetëm për ne por edhe për Ballkanin e Evropën gjithashtu. Kemi humbur shumë kohë. Ne duhet të vrapojmë kah e ardhmja jonë e përbashkët. Sot kemi gjetur gjuhë të përbashkët për disa drejtime të funksionimit të shtetit. Gjithashtu, më e rëndësishme për ne sot isht ekonomia. Nuk mund të ndalojmë, ne duhet të vazhdojmë punën dhe të jemi konkurrent në rajon, së bashku për të arritur qëllime të përbashkëta. Për këtë qëllim ne sot kemi sjellë mbi 100 ndërmarrës nga Greqia për të njoftuar kolegët e tyre” tha Tsipras mes tjerash.

“Përmendoret e Maqedonisë antike dhe renditja e tyre së bashku me emërimin e tyre do të tregojë se ata janë pjesë e historisë antike greke. Këto përmendore i përkasin botës, i përkasin trashigimisë botërore. Mua do të më vijë mirë kur atyre do të ju vendosni emra” u përgjigj Tsipras në pyetje të gazetarëve.

Ai njoftoi se dy shtetet kanë folur edhe për heqjen e tatimit të dyfisht nga shtetet fqinje gjatë transportit.

Zaev dhe Tsipras gjatë ardhjes historike të kryeministrit grek në Maqedoninë e Veriut

Tsipras sot ka realizuar një ndër vizitat më historike në Maqedoni.

Përndryshe, sot më herët u nënshkruan marrëveshje bilaterale në mes dy shteteve për siguri, mbrojtje, energji, transport, integrime dhe për punë të të përbashkëta në diplomaci. Sipas dy kryeministrave, këto dy marrëveshje janë të rëndësishme për dy shtetet.

Greqia është shteti i dytë me të cilin Maqedonia ka intensifikuar marrëdhëniet diplomatike, shtetërore dhe fqinjësore, pas marrëveshjes me Bullgarinë.

Tsipras sot gjithashtu do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe tetë deputetët e pavarur, të dalë nga OBRM-PDUKM-ja. Të njejtët votuan për ndryshimet kushtetuese pas “Marrëveshjes së Prespës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori