LAJMI I FUNDIT:

DAP fillon me dorëzimin e fletëparaqitjeve tatimore të plotësuara vjetore

DAP fillon me dorëzimin e fletëparaqitjeve tatimore të plotësuara vjetore

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) prej sot do të fillojë t’i dorëzojë fletëparaqitjet tatimore të plotësuara vjetore tatimpaguesve për të ardhurat e realizuara në vitin 2018.

Fletëparaqitjet e plotësuara vjetore do të dorëzohen në mënyrë elektronike edhe profilet shfrytëzuese që paraprakisht i ka regjistruar tatimpaguesit, ndërsa në e-mail adresën shfrytëzuesi do të marrë njoftim se është dërguar fletëparaqitja tatimore e plotësuar vjetore, të cilën duhet ta konfirmojë apo korrigjojë.

Ky është viti i parë në të cilin qytetarët marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore tatimore. Deri vitin e kaluar qytetarët për të ardhurat e realizuara në vitin paraprak i kanë dorëzuar fletëparaqitjet tatimore vjetore deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa me reformën që u realizua gjatë vitit të kaluar, qytetarët në mënyrë elektronike do të marrin fletëparaqitjet tatimore vjetore.


Në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë regjistruar gjithsej 700 mijë tatimpagues./Telegrafi/