Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha se janë vetë kosovarët ata që duhet të ndryshojnë çështjen e përfshirjes së grave në proceset politike dhe shoqërore.
“Sot, Kosova nuk është e plotë. Në fakt, ajo është e ndarë sepse 50 për qind të popullatës së saj vazhdimisht pengohen në aspektin politik, ekonomik e social. Një thënie në Amerikë thotë: “Nëse nuk ke karrige në tavolinë, me siguri je në meny”, tha ambasadori amerikan Kosnett.
“E nëse nuk mendoni se ky nuk është problem i madh për të ardhmen e Kosovës, atëherë nuk i keni kushtuar vëmendje kësaj çështjeje. Sepse kur gratë janë në tryezë – kur gratë janë pjesë e procesit vendimmarrës – rezultatet janë pozitive për tërë vendin”, deklaroi ambasadori amerikan, përcjell REL.
Megjithatë, sipas tij, përkundër sfidave institucionale dhe kulturore, gratë në Kosovë po bëjnë gjëra të mëdha.
“Presidentja Jahjaga, Majlinda Kelmendi dhe Era Istrefi janë shembuj të figurave prijëse në aktivizimin për të drejtat e njeriut, në sport dhe zbavitje, si dhe shërbejnë si shembuj për vajzat e anembanë Kosovës”, tha ambasadori Kosnett, në kuadër të Javës së Gruas, përderisa si shembull të kyçjes së grave në fusha tradicionalisht të dominuara nga burrat, ai përmendi institucionin e Policisë së Kosovës, të cilit, siç tha, gratë po i bashkohen në numër të jashtëzakonshëm.
“Studimet tregojnë se kur gratë shërbejnë në qeveri, buxheti për shëndet publik rritet dhe qeveritë janë më pak të korruptuara”, tha Kosnett.
Java e Gruas është një ngjarje vjetore e cila organizohet në Kosovë nga Instituti Kombëtar Demokratik. Gjatë kësaj jave organizohen debate dhe aktiviteve të ndryshme që kanë për qëllim fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe në proceset shoqërore të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë