LAJMI I FUNDIT:

“Eksporti në Rusi zhvillohet pa pengesa dhe shënon rritje të vazhdueshme”

“Eksporti në Rusi zhvillohet pa pengesa dhe shënon rritje të vazhdueshme”

Ekonomia e Maqedonisë në muajt e parë të vitit shënon rritje në eksportin e përgjithshëm të tregut në Rusi për 41 për qind, nga të cilët vetëm tek prodhimet bujqësore dhe ato ushqimore rritja arrin 90 për qind për muajin janar, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo u theksua në solemnitetin e sotëm me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Odës ekonomike maqedono-ruse tematikisht dedikuar ardhmërisë së marrëdhënieve ekonomike me Federatën ruse.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në fjalimin e tij theksoi se Federata ruse është partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë dhe se përpjekjet e Qeverisë janë në drejtim të intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe çdo bashkëpunimi tjetër.


Sipas tij, eksporti i prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në tregun rus zhvillohet pa pengesa, nuk ekziston ngecje gjatë hyrjes në Federatën ruse të kamionëve të Maqedonisë, ndërsa eksporti i prodhimeve tona shënon rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Ambasadori rus Sergej Aleksandroviq Bazdnikin shfaqi falënderim për mbështetjen për vazhdimin e dialogut të Komisionit të përbashkët ndërqeveritar maqedono-rus për bashkëpunim me shpresë se do të çojë deri në thellimin e lidhjeve ekonomike dhe intensifikimin e tregtisë edhe në projektet investuese.

Paralajmëroi se së shpejti vendin do ta vizitojnë përfaqësues rusë për t’i zgjidhur disa nga problemet lidhur me ndalesën e përkohshme për disa lloje të pemëve nga Maqedonia në Rusi.

Nga oda ekonomike Maqedoni-Rusi theksuan se një ndër projektet më të rëndësishme të cilët e zbatojnë me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe krijimin e klimës së volitshme për bashkëpunim me biznes partnerët rusë është hapësira e ekspozuar tregtare “Makedonski dom” i hapur në Moskë para saktë dy viteve në hapësirë të klasterit më të madh bujqësor “Fut siti”. Projekti, i cili financiarisht është i mbështetur nga shteti, është i orientuar në shitjen e prodhimeve nga oda e Maqedonisë së tregut të madh rus, por edhe për tregjet e vendeve tjera nga BE-ja.

Oda ekonomike Maqedoni-Rusi është formuar më 25 mars të vitit 2005 nga disa kompani të Maqedonisë të cilat eksportojnë në tregun rus dhe sot është asociacion afarist i cili numëron mbi 150 anëtarë. /Telegrafi/