LAJMI I FUNDIT:

Hodhën gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, e pësojnë vetë policët (Video)

Hodhën gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, e pësojnë vetë policët (Video)

Policia në Bullgari u godit nga armët e tyre, përkatësisht nga gazi lotsjellës të cilin e kishin hedhur në drejtim të një turme protestuesish, shkaku i erërave të forta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët po formonin një barrikadë kundër protestuesve antiqeveritarë jashtë parlamentit bullgar këtë fundjavë, kur një oficer vendosi të hidhte gaz lotsjellës.

Por, për fatin e keq të policëve, një erë e fortë erdhi në drejtim të tyre, siç mund të shihet me lëvizjen e flamujve të protestuesve.


Dhe kështu, gazi lotsjellës arriti efektin e dëshiruar, por vetëm për njerëzit e gabuar – duke i lënë policët të paaftë për të bërë punën e tyre për disa minuta, derisa përpiqeshin të pastronin sytë.

Protesta po zhvillohej jashtë parlamentit në kryeqytetin bullgar Sofje dhe u organizua nëpërmjet mediave sociale.

Protestuesit thuhet se po kërkojnë një referendum kombëtar për të ndryshuar qeverinë në “demokraci të drejtpërdrejtë” dhe “luftë kundër korrupsionit”. /Telegrafi/