LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i TVSH në Maqedoni nga qytetarët, nuk do të jetë aq i madh sa thotë Qeveria

Kthimi i TVSH në Maqedoni nga qytetarët, nuk do të jetë aq i madh sa thotë Qeveria

Kryeministri Zoran Zaev dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut me muaj me radhë thonë se në Maqedoni do të ketë kthim të Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH-së) për qytetarët nga çdo llogari fiskale.

Në Maqedoni mesatarisht një familje për nevojat e shtëpisë për një muaj harxhon deri në 32670 denarë, apo 531 euro, përcjell Faktor.

Sipas kalkulimit të Finance Think në Maqedoni, thuhet se për projektin e promovuar nga Qeveria çdo familje do të mund të kthejë 172 euro, apo 10578 denarë në vit.


Kjo matematikë del se një familje mesatare në vit i jep shtetit 1146 euro si TVSH. Nga kjo shumë, 172 euro është 15% i premtuar nga Qeveria.

Sipas përllogaritjes finale, kthimi i TVSH tek të gjithë familjet do të jetë 49.5 milionë euro, edhe pse Qeveria ka premtuar kthim të TVSH-së prej 60 deri 100 milionë euro. /Telegrafi/