Bujqit dhe blegtorët ankohen se shteti shumë po u ndihmon jo në zhvillimin e veprimtarisë së tyre, por edhe në sigurimin edhe kushteve më elementare për të mbijetuar. Ata ankohen për vonesa në pagesën e subvencioneve pa të cilat, siç thonë ata, bizneset e tyre do të shuheshin.
“Subvencionet na jepen vetëm atëherë kur të na del shpirti. Subvencionet duhet të jepen diku nga muaji i dhjetë apo i njëmbëdhjetë që bujqit të mund të përgatiten për shpenzimet dimërore …Kërkojmë nga shteti që t’i japë përkrahje bujqve e blegtorëve që të rrisin punën e tyre, pasi të gjitha çmimet janë në rritje e sipër, ndërsa puna jona aspak”, thotë Ismail Mustafi, bujk nga rajoni i Tetovës.
Përveç subvencioneve, ata kërkojnë sigurimin edhe të tregjeve për të shitur prodhimet e tyre, pasi me gjendjen e tanishme, thonë se nuk mund të sigurojnë as mbijetesën e familjeve të tyre.
“As shpenzimet nuk na i mbulojnë, as pagesën e punëtorëve dhe në këtë gjendje siç jemi ne as veten tonë nuk e mbulojmë, si fermer që jemi as 300 euro në muaj nuk mund t’i ndajmë. Ne kemi nevojë të kemi plasman të mishit, djathit, leshit, qumështit. Ne këto për momentin nuk i kemi dhe aspak nuk jemi të kënaqur”, thotë Refet Fidani, blegtor nga Negotina e Gostivarit.
Por, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut thonë se deri më tani kanë realizuar të gjitha premtimet dhe se subvencionet për këto degë, por edhe të tjera po ndahen në kohë.
Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, thotë se mjetet janë në rritje e sipër me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre.
“Ne po vazhdojmë praktikën e kthimit të parave që është edhe një nga premtimet kryesore për pagesën e rregullt dhe në kohë të subvencioneve. Ne së fundmi bëmë pagesën e 332 milion denarëve apo rreth 5.5 milionë euro për mbi 26 mijë bujq për drithëra. Veç kësaj bëmë pagesën edhe të rreth 16 milionë eurove për blegtorët për gjedhet. Gjithashtu ne bëmë edhe pagesën prej 6 milionë euro për vreshtarinë, e shumë fonde tjera të paraparë për subvencione në bujqësi e blegtori. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të dëgjojmë zërin e tyre që të mund t’u dalin në ndihmë”, ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.
Njohësit e çështjeve ekonomike, thonë se është mirë të ndihmohet ekonomia, përfshirë bujqësinë, blegtorinë dhe sektorë të tjerë, por sipas tyre politika e tillë e Qeverisë nuk ka dhënë efekte në forcimin e këtyre sektorëve.
Nikolla Popovski, profesor dhe ish-ministër i Financave në vitet 2002-2006 thotë se me këto masa bujqësia, por edhe degë tjera të ekonomisë nuk ka zhvilluar bizneset e tyre pasi të gjithë veprimtarinë e bazojnë në ndihmën e shtetit, por jo edhe të tentojnë që të forcohet mbi bazën e punës së tyre.
“Nëse ne duam ekonomi funksionale të tregut, atëherë ne nuk mund ta socializojmë ekonominë dhe me para publike të ndihmojmë punësimet, investimet. Ne para dhjetë vjetësh, kemi nisur me subvencionet në bujqësi apo ta ndihmojmë atë me para shtetërore. Dhe çfarë kemi arritur, ne kemi bujqësi e cila jo vetëm që nuk është e orientuar në ekonominë e tregut, por bujqësi e cila është bërë e varur nga fondet shtetërore dhe që do të gjunjëzohet në momentin e parë që nuk do të ketë ndihmë nga shteti”.
“Ne me këtë politikë nuk e kemi mësuar që të jetë konkurruese, sikur po kthehemi në politikën e mëparshme të sistemit të kaluar që ka qenë e dështuar. Bujqësia duhet të nxitet, por jo edhe të bëhet e varur nga fondet shtetërore”, thotë ish-ministri i Financave, Nikolla Popovski.
Subvencionet jo vetëm në bujqësi, por edhe në sektorë të tjerë si në ndërtimtari, turizëm, bizneset e vogla dhe të mesme kanë nisur në periudhën e qeverisë së OBRM-PDUKM–së, dhjetë vjet më parë, por që përkundër kritikave dhe akuzave për populizëm kanë vazhduar edhe nga Qeveria e LSDM-së e kryeministrit, Zoran Zaev. Më parë vetëm në bujqësi brenda një vit janë dhënë subvencione prej rreth 105 milionë euro./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë