LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Edhe pse mendojnë se me dënimin për 27 prillin mbjellin frikë, ata në fakt vërtetojnë se janë në panik

Mickoski: Edhe pse mendojnë se me dënimin për 27 prillin mbjellin frikë, ata në fakt vërtetojnë se janë në panik

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje u takua me banorët e Negotinës. Mes tjerash, Mickoski i komentoi edhe dënimet për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

“E pamë zaevizmin. Edhe pse mendojnë se me brutalitetin e tyre me padrejtësinë që e bënë me njerëzit e 27 prillit mbjellin frikë, ata në fakt vërtetojnë se janë në panik”, deklaroi Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij sot është parë se si gjyqësia dhe prokuroria zbatuan atë që u është thënë, ndërsa porositësi, siç thotë Mickoskit, është në ndërtesën e qeverisë ku dikton gjykimet.


Mickoski shton se, ata me këtë tregojnë pafuqi, të frikësuar se humbin fuqinë dhe se 211 vite burg për patriotë dhe zyrtarë policorë është padrejtësi./Telegrafi/